Ismail Kadare ishte akademik, politikan, deputet i Kuvendit Popullor, zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.
Dritëro Agolli
13/10/1931 - 03/02/2017
Dritëro Agolli ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Që nga viti 1973, ai ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë.
Gjergj Fishta
23/10/1871 - 30/12/1940
Gjergj Fishta ishte një prift françeskan, poet, publicist, përkthyes, politikan dhe orator i shquar shqiptar. Ai konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare dhe letërsisë shqiptare.
Naim Frashëri
25/05/1846 - 20/10/1900
Naim Frashëri ka qenë intelektual i P. Osmane, poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare, përkthyesi i parë i Kur'anit në gjuhë shqipe, hartues tekstesh dhe veprimtar i shquar i arsimit kombëtar shqiptar.
Pjetër Budi
1566 - dhjetor 1622
Pjetër Budi ka qenë një prelat i Kishës Katolike dhe shkrimtar shqiptar i cili i përket letërsisë së vjetër shqipe.Budi është autori i parë që botoi një sasi të rëndësishme poezie në gjuhën shqipe, dhe në vitin 1618 botoi rreth 3000 vargje shqip, në gegërisht.
Lasgush Poradeci
27/12/1899 – 12/11/1987
Llazar Gusho i njohur me pseudonimin Lasgush Poradeci ka qenë poet, arsimtar dhe kritik shqiptar. Në Austri u njoh me letërsinë moderne dhe mori një kulturë të gjerë evropiane.
Maks Velo
31/08/1935 - 07/05/2020
Maks Velo është piktor, arkitekt, studiues dhe shkrimtar i njohur. Ai ka vuajtur denimin në burgje gjatë regjimit komunist dhe një pjesë e krijimtarisë së tij i është dedikuar dimensionit të lirisë në diktaturë.
Sami Frashëri
01/061850 - 18/06/1904
Sami Frashëri ka qenë nëpunës dhe intelektual shqiptar i Perandorisë Osmane, gjuhëtar, leksikograf, enciklopedist, romancier, dramaturg, përkthyes dhe ideologu themelor i Rilindjes Kombëtare, së bashku me dy vëllezërit e tij Abdylin dhe Naimin.
Fatos Kongoli
12 janar 1944
Fatos Kongoli është shkrimtar dhe matematikan shqiptar. Është autor i një vargu librash. Kongoli ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967.
Mitrush Kuteli
13/09/1907 - 04/05/1967
Mitrush Kuteli në letërsinë shqipe është i njohur si përkthyes, kritik letrar dhe cilësohet themelues i prozës moderne shqipe...
Andon Zako Çajupi
27/03/1866 - 11/07/1930
Andon Zako, i njohur me emrin e tij letrar Çajupi, ka qenë poet, dramaturg dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare...
Pjetër Bogdani
1625 - 1689
Pjeter Bogdani është autori i parë origjinal i letërsisë shqiptare, autor i Çetës së Profetëve, e para vepër në prozë e shkruar në gjuhën shqipe.
Jakov Xoxa
15/04/1923 - 28/05/1979
Jakov Xoxa ka qenë partizan i Frontit Nacional-Çlirimtar gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, pas lufte qe gazetar dhe shkrimtar. Vepra e tij më e famshme është romani Lumi i vdekur
Jeronim de Rada
29/11/1814 - 28/02/1903
Jeronim de Rada ishte mësues, botues, folklorist, filolog, poet dhe shkrimtar italo-arbëresh, ashtu si dhe themeluesi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Ben Blushi
1 janar 1969
Ben Blushi është politikan, gazetar dhe shkrimtar shqiptar. Ai është deputet i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë...
Bashkim Shehu
1955 Tiranë
Bashkim Shehu në Tiranë, është një nga shkrimtarët shqiptarë më produktivë të ditëve tona. Deri më 1981 punoi si skenarist në Kinostudion Shqipëria e re.
Naum Veqilharxhi
1797 - 1846
Naum Veqilharxhi ka qenë një avokat dhe studiues shqiptar. Në vitin 1844, krijoi një alfabet krejt origjinal për gjuhën shqipe, i quajtur Alfabeti i Vithkuqit.
Faik Konica
15/03/1875 - 15/12/1942
Faik Konica ka qenë figurë qëndrore e lëvizjes kombëtare, studiues i historisë dhe gjuhës shqipe, botues, publicist, gazetar ,drejtues i Vatrës dhe diplomat shqiptar.
Sterjo Spasse
16 shtator 1914 - 1989
Sterjo Spasse ka qenë arsimtar dhe shkrimtar shqiptar. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore u muar me përkthime, shkroi artikuj të ndryshëm, monografi, tregime, romane etj.
Frang Bardhi
1606 - 1643
Frang Bardhi ka qenë ipeshkv, shkrimtar, leksikograf, folklorist dhe etnograf shqiptar. Duke ndjekur vazhdën e paraardhësve në veprimtarinë atdhetare, në fushën e krijimtarisë letrare i kalon caqet e përkthimeve fetare.
Fatmir Gjata
22 shtator 1922 - 1989
Fatmir Gjata ka qenë shkrimtar shqiptar. I rritur dhe i edukuar në mjedisin patriotik të familjes, u lidh që në moshë të re me luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Andrea Bogdani
1600 - 1683
Andrea Bogdani gjithashtu i njohur si Ndre Bogdani ka qene nje intelektual shqiptar, gramatikan dhe prelat i Kishës Romake Katolike.