Rreth nesh

FJAL'ePEN' u realizua nga nxënësit e klasës IX-B, nën drejtimin e mësueses së gjuhë-letërsisë Elida Pllumbi, në kuadër të përmbylljes së projektit vjetor 2024-2025 "Letërsia shqipe" dhe kualifikimit të mësueses.
Ky website informues është ndërtuar për të paraqitur një pasqyrë të plotë të letërsisë shqiptare, duke përfshirë periudhat kryesore letrare dhe karakteristikat e tyre dalluese. Secila periudhë do të shoqërohet me përshkrim, autorët më të rëndësishëm, veprat përfaqësuese dhe ndikimin në zhvillimin e kulturës kombëtare. Nëpërmjet një ndërfaqeje të thjeshtë dhe intuitive, përdoruesit do të kenë mundësi të eksplorojnë historinë e letërsisë shqiptare në mënyrë kronologjike apo tematike.

Qëllimi

Qëllimi i këtij website-i është të rrisë ndërgjegjësimin dhe njohuritë mbi trashëgiminë letrare shqiptare, veçanërisht te të rinjtë, studentët dhe të gjithë të interesuarit në kulturën dhe gjuhën shqipe. Ai synon të shërbejë si një burim i besueshëm dhe edukativ për hulumtime, mësimdhënie dhe zhvillim personal. Ky është hapi i parë dhe synojmë që kjo platformë të kthehet në bankën më të madhe të informacionit për letërsinë e pasur dhe të bukur shqipe.

Shkolla 'Tahir Hoxha'

Kronologji

Shek.

XV-XVIII

Letërsia e vjetër shqipe

Periudha e parë e shkrimeve në shqip, me vepra fetare dhe gjuhë të thjeshtë...

1836-1912

Letërsia e Rilindjes Kombëtare

Letërsi që nxiti ndërgjegjen kombëtare dhe luftën për liri...

1912-1939

Letërsia e Pavarsisë (realizmi europian)

Zhvillim i zhanreve dhe thellim i tematikës kombëtare...

1945-1990

Letërsia e Realizmit Socialist

Letërsi e udhëhequr nga ideologjia, me fokus tek heroi punëtor e partia...

1990-sot

Letërsia Post-Komuniste (bashkëkohore)

Shkrimtarë të lirë që trajtojnë tema të reja me forma të ndryshme artistike...

Shkrimtarët

Ismail Kadare

Ismail Kadare ishte akademik, politikan, deputet i Kuvendit Popullor, zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.

Dritëro Agolli

Dritëro Agolli ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Që nga viti 1973, ai ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë.

Gjergj Fishta

Gjergj Fishta ishte një prift françeskan, poet, publicist, përkthyes, politikan dhe orator i shquar shqiptar. Ai konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare dhe letërsisë shqiptare.

Naim Frashëri

Naim Frashëri ka qenë intelektual i P. Osmane, poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare, përkthyesi i parë i Kur'anit në gjuhë shqipe, hartues tekstesh dhe veprimtar i shquar i arsimit kombëtar shqiptar.

Pjetër Budi

Pjetër Budi ka qenë një prelat i Kishës Katolike dhe shkrimtar shqiptar i cili i përket letërsisë së vjetër shqipe.Budi është autori i parë që botoi një sasi të rëndësishme poezie në gjuhën shqipe, dhe në vitin 1618 botoi rreth 3000 vargje shqip, në gegërisht.

Më shumë shkrimtarë... ->

Gjinitë letrare sipas llojit të tekstit

  1. Teksti rrëfimtar

    1. Miti

    2. Përralla

    3. Fabula

    4. Legjenda

    5. Anekdota

    6. Tregimi

    7. Novela

    8. Romani

  2. Teksti poetik

    1. Poezia lirike

    2. Poezia epike

    3. Poema

    4. Balada

    5. Soneti

  3. Teksti dramatik

    1. Drama

    2. Tragjedia

    3. Komedia